Shkruan: Selajdin Abdullahu
Përkujtim për Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes
Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, letërsia shqipe ndalet me respekt përpara një figure që i dha zë, formë dhe përjetësi shpirtit shqiptar. Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh i gjuhës sonë, por edhe një ndër zërat më të fuqishëm letrarë të Europës dhe botës.
Me veprën e tij monumentale, ai e shndërroi historinë, mitin dhe dramën shqiptare në letërsi universale. Në romanet, poezitë dhe esetë e tij, Shqipëria u bë metaforë e fatit njerëzor, ndërsa fjala shqipe fitoi dinjitet ndërkombëtar. Kadare shkroi për lirinë në kohë robërie, për të vërtetën në kohë heshtjeje dhe për kujtesën në kohë harrese.
Ai mbeti gjithmonë shkrimtar i ndërgjegjes, që e sfidoi frikën me art, dhe errësirën me mendim. Vepra e tij nuk u përkul, por qëndroi, si vetë gjuha shqipe, e fortë dhe krenare.Kur e botoi tregimin e viteve 60-ta në formë romani në vitet 80-ta “Kush e Solli Doruntinen”ishte tronditur edhe shoqata e shkrimtarëve serbë duke e akuzuar për përvetësimin e “mitit serb Doruntinës”¡.
Sot, në këtë përvjetor të shënuar, nderojmë jo vetëm vitet e jetës së tij, por peshën e jashtëzakonshme të trashëgimisë që na la: libra që do të lexohen brez pas brezi dhe një emër që e bëri Shqipërinë pjesë të letërsisë botërore.
Ismail Kadare është dhe mbetet monument i fjalës shqipe.
Selajdin Abdullahu
28.01.2026
[ ] Gjilan




