Shkruan: Bekim Selishta
Rastet e ekstremizmit fetar përbëjnë një kërcënim të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe normal të Kosovës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta nga padituria dhe mungesa e zhvillimit të duhur psiko-social të shoqërisë. Mentaliteti ekstremist, që kërkon të përfundojë çështjet me dhunë ose eliminim, është një kërcënim i madh, duke sjellë më shumë dëme se dobi për shoqërinë tonë.
Ky është një mentalitet që nuk i bën nder as islamit, as ndonjë sekt tjetër fetar ekstremist, pasi Kosova është një shtet demokratik dhe laik, e jo një shtet i sheriatit.
Për këtë arsye, nevojitet një fokus më i madh në edukimin e qytetarëve, veçanërisht në shkolla, për t’i mësuar ata se çfarë është e lejuar dhe çfarë nuk është, se kujt duhet besuar dhe çfarë duhet vlerësuar, duke parandaluar veprime të njëanshme që mund të çojnë në skandale si ai i fundit në Kaçanik, ku një i mitur u përfshi në një krim të rëndë.
Një fëmijë i rritur ndau nga jeta një polic pa fije turpi e çka do të kishte ndodhur nëse këtë minoren e kishte kundërshtuar ndonjë qytetar i zakonshëm. Vetëm përmes një edukimi të duhur dhe një shoqërie të ndërgjegjshme mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe paqësore për Kosovën.