Pesë fitore të njëpasnjëshme kanë bërë që Klubi i Futbollit Drita dukshëm të ngritet në tabelë. Ekipi bardh e kaltër tashti renditet në pozitën e katërt me 22 pikë të tubuara. Drita që pati një nismë të dobët, tashti ka arritur në kuotën e shtatë fitoreve, një barazimi dhe pesë humbjeve.
Gjilanasit mëtojnë që edhe në ndeshjet në vijim të shënojnë fitore e një gjë të tillë mund ta bëjnë këtë fundjavë, kur do të përballen me Lirinë e Prizrenit. Ndeshja e parë në mes të këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me fitore të Lirisë, kohë kur ekipi i Dritës ishte në krizë të rezultateve, por tashti gjërat kanë ndryshuar.
Ja tabela momentale: