Futboll

Pjesa e parë Prishtina – Drita, mysafirët shtangin vendasit

Vetëm tre minuta i kanë mjaftuar FC Dritës në pjesëlojën e parë që të gjunjëzoj ekipin e Prishtinës, në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë.

Drita e ka dominuar Prishtinën në fushë dhe në 30 minutat e para ia ka dalë që të fitojë gjashtë goditje nga këndi, dy nga të cilat ishin fatale për Prishtinën.

Në minutën 28, pas një goditje nga këndi nga e djathta, Egzon Bejtullai u shkëput më së larti dhe me kokë qëlloi këndin e psohtëm të majtë të Prishtinës për 1 me 0.

Tre minuta më pas, njëjtë, goditje nga këndi nga ana e djathtë, por kësaj radhe me një variant tjetër, ngase goditja nuk qe e drejtë, por e shkurtuar me një kombinim afër flamurit dhe pas harkimit një mbrojtës i Prishtinës deshi që të dëbojë topin me kokë, por vetëm deri te Vesel Limaj, i cili me të parën, me gjuajtje volej qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portës së Prishtinës për rezultatin 2:0 për Dritën./kryelajmi.com/.

You Might Also Like