Muzikë

Pjesë nga operat e njohura të kompozitorëve kosovarë e botërorë u interpretuan në Gjilan

 

Katër solistë Besa Krasniqi, Dea Xhemaili, Liridon Sadriu dhe Egzona Gërvalla  nga Studio Operistike Prishtina kanë mbajtur një koncert solistik në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” në Gjilan.  Ata i kanë emocionuar të pranishmit duke interpretuar pjesë nga operat e njohura të kompozitorëve botërorë e kosovarë. Udhëheqëse artistike e këtij koncerti ishte Merita Juniku, e cila e ka bërë dhe përgatitjen vokale, kurse solistët janë shoqëruar në piano nga Valton Beqiri.

Solistët kanë interpretuar pjesë nga “Carmen” i Georges Bizet, “Mrika” e Prenk Jakovës, “Suor Angelica” nga Giacomo Puccini, “La Traviata” dhe “Rigoletto” të Giuseppe Verdi,   “La Favorita” e  Gaetano Donizetti dhe “Cavalleria Rusticana” e Pietro Mascagni.

Paraqitjet e Besa Krasniqit, mezzosoprano,  Egzona Gërvallës, soprano, Dea Xhemajlit, mezzosoprano dhe Liridon Sadriut, tenor,  janë pëlqyer shumë nga publiku, i cili u ka duartrokitur gjatë.

You Might Also Like