Ismajl Kurteshi
Angazhimi për jetësimin e marrëveshjeve të potencuara në draft marrëveshjes e gjithëpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk qon drejt njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës së Kosovës, ato madje janë në shpërputhje me kërkesën për njohjen e pavarësisë.
Nga raporti i Qeverisë mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit del se në shumicën absolute të marrëveshjeve objekt i marrëveshjeve janë çështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës.
Ky fakt dëshmon se pala që e ka përfaqësuar Kosovën në dialogun në Bruksel, nuk është sjell si palë që e përfaqëson një shtet të pavarur e sovranë por që në fillim e ka pranuar inferioritetin, ky gabim fatal, i ka dhënë kahe të gabueshme dialogut, që pashmangshëm ka quar ne marrëveshje të cilat nuk guxojnë të jenë objekt negocimi në mes të dy shteteve të pavarura si që janë marrëveshjet në vijim: marrëveshja për zgjedhjet komunale, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, marrëveshja mbi Policinë, marrëveshja mbi Drejtësinë, marrëveshja mbi mbrojtjen civile, mbi vulat doganore, e deri te marrëveshja për Urën e Ibrit, sepse të gjitha këto marrëveshje rregullojnë çështje të brendshme të Kosovës.
Kur kësaj ja shtojmë edhe faktin se këto marrëveshje nuk respektohen ose keqinterpretohen si për shembull:
Pas arritjes së marrëveshjes për drejtësinë dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës, Serbia i vulos me mbishkrimin “Republika e Serbisë – Kosova
dhe Metohia _ nën administrimin e OKB-së dhe rezolutës 1244”.
Pas arritjes së marrëveshjes për mbrojtje civile, 483 personat e “integruar” që i kanë nënshkruar kontrata me institucionet e Kosovës nuk i ushtrojnë funksionet e tyre në pajtim me kontratën dhe ligjet e Kosovës dhe as nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës, të njëjtit punojnë për Serbinë por tani paguhen nga buxheti i Kosovës.
Marrëveshjet me anomali të këtilla llogariten si marrëveshje të arritura, madje në dokumentin e lartpërmendur të Qeverisë, në një kapitull të tërë bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përkundër faktit se nga këto marrëveshje kuptohet se Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë as nga Serbia dhe as nga ndërmjetësuesi.
Në kapitullin e 11 të draft marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ndër të tjerat thuhet:
Palët riafirmojnë marrëveshjet e mëposhtme të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në dialogun teknik dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian:
Nga dialogu për normalizim të marrëdhënieve, përveq tjerash përmenden edhe:
Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve, nënshkruar më 19 prill 2013, në të cilën përfshihet edhe Marrëveshja
për “Zajednicën” për të cilën Gjykata Kushtetues ka konstatuar 23 shkelje Kushtetuese.
Marrëveshja për lirin e lëvizjes/Konkluzionet për urën e Ibrit, të nënshkruar më 25 gusht 2015 e që kurrë nuk është zbatuar dhe disa marrëveshje të tjera që janë çështje të brendshme të Kosovës.
Kurse nga marrëveshjet e nënshkruara në dialogun teknik përveç tjerash përmenden edhe marrëveshjet në vijim:
Regjistrat civil, nënshkruar më 2 korrik 2011, Vulat doganore,
Mbledhja e të hyrave të doganave, nënshkruar më 14 dhjetor 2012
Marrëveshja për shpërbërjen e mbrojtjes civile, nënshkruar më 26 mars 2015.
Marrëveshja mbi zgjedhjet, ku përveç tjerash thuhet:
Me këtë marrëveshje palët bien dakord që zgjedhjet në komunat e veriut të organizohen nga autoritetet zgjedhore të Republikës së Kosovës në pajtim me ligjet dhe rregulloret e Kosovës për zgjedhje.
Qeveria e Kosovës që kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës, kërkon edhe dakordimin e Serbisë për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në lidhje me marrëveshjen mbi Policin e Kosovës,
Në dokumentin e Qeverisë kërkohet që palët ta riafirmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar me zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për Policinë e Kosovës.
Kjo marrëveshje përveç se trajton çështje të brendshme është edhe me elemente raciste.
Derisa në marrëveshjen për doganat Qeveria kërkon që palët ta riafirmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar me zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për doganat dhe mbledhjen e tarifave doganore nga Dogana e Kosovës në komunat veriore me shumicë serbe të bëhet në përputhje me Marrëveshjen për Mbledhjen e të hyrave doganore (17 janar 2013). Kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e kosovës.
Në të gjitha këto marrëveshje bëhet fjalë për punë të brendshme të Kosovës.
Në kapitullin e gjashtë ku bëhet fjalë mbi marrëveshjen për arsimin dhe rininë
Qeveria pajtohet që shkollat që mbajnë mësim në gjuhën serbe të përdorin plan-programe ose tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. …
Qeveria kërkon që palët të bien dakord, që plan-programet e arsimit publik serb të integrohen zyrtarisht në plan-programet e arsimit të Kosovës dhe të krijojnë grupe punuese të përbashkëta të cilat do të bëjnë çdo rishikim dhe përshtatje të nevojshme në tekstet shkollore dhe në plan-programe.
Kurse sa i përket Universitetit të Mitrovicës, Qeveria e kërkon pajtimin e Serbisë që Universiteti i Mitrovicës Veriore të jetë një institucion publik autonom i arsimit të lartë
me një statut që specifikon organizimin dhe qeverisjen e brendshme të tij.
Qeveria po ashtu kërkon që financimi i universitetit nga qeveria e Republikës së Serbisë të behet në mënyrë transparente dhe të bëhet publik, në përputhje me ligjet e Kosovës.
Edhe pas marrëveshjes mbi arsimin planë – programet e Serbisë që po përdoren në Kosovë janë në kundërshtim të plot me Kushtetutën e Kosovës jo vetëm në lëndën e Historisë, Gjeografisë ose Gjuhës serbe por edhe në lëndën e Muzikës, madje edhe në librat e gjuhëve të huaja.
Angazhimi për jetësimin e këtyre marrëveshjeve nuk qon drejt njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës së Kosovës, madje janë në shpërputhje me kërkesën për njohjen e pavarësisë.
Marrëveshja nuk mund të jetë përfundimtare derisa nuk zgjidhet çështja e personave të pagjetur, çështja e krimeve të luftës të shkaktuara nga shteti i Serbisë, dëmet gjatë okupimit dhe gjatë luftës, regjistrat civil, fondi pensional, suksesioni dhe çështje të tjera pa të cilat normalizimi i marrëdhënieve është i pamundshëm.
Zgjidhjen e propozuara nga Qeveria nuk bazohen në parimin e reciprocitetit, në zgjidhjet e propozuara që shpesh kanë elemente raciste në një mënyrë legjitimohet ndërhyrja e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës. Zgjidhjetg e propozuara nga Qeveria e kontestojnë sovranitetin e vendit, prandaj si e tillë nuk mund të janë as gjithëpërfshirëse as
përfundimtare dhe as të pranueshme për qytetarët e Kosovës.
Ismajl Kurteshi, dhjetor 2018