Sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një nga arteriet më të rëndësishme të qytetit të Gjilanit. Me një investim prej 2.4 milionë euro, kjo rrugë do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit.
Sipas kryetarit të Gjilanit, punimet po zhvillohen me intensitet dhe standard të lartë dhe shumë shpejt ky projekt i shumëpritur do të kthehet në realitet për qytetarët tanë.