Komunikacion

Policia shqiptoi 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.01.2026 – 15.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë (1526) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar dymbëdhjetë (12) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e dy (62) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

You Might Also Like