Gjilan

Poneshi janë besatuar për ndryshimin e madh që po vie

Kryesia e Nëndegës Ponesh, është e përbërë prej një grupi aktivistësh të devotshëm të cilët janë besatuar për ndryshimin e madh që po vie.
Kjo kryesi është e përkushtuar që të punojnë çdo ditë me lagjet e tyre për të sjellë ndryshime reale në komunitet.
Gjatë diskutimit, ata shpërfaqen kërkesat imediate për projekte konkrete të cilat janë shumë të nevojshme për banorët e Poneshit.
Ne u betuam se do të jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe se të mirat publike do të ndërtohen në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Poneshit.
Këta njerëz kanë potencial për tu kryengritur për betejën e madhe të 12 tetorit.
Energjia, vendosmëria dhe bashkëpunimi janë mjetet që do të na konkretizojnë me rezultat të prekshëm.
Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues kryesisë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të palodhur në këtë rrugëtim për një Gjilan më ndryshe, më të zhvilluar e më parimor.

You Might Also Like