Jam mësimdhënës me përvojë 21-vjeçare në arsimin tonë publik dhe kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 33, nën logon e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë gjithë karrierës sime jam angazhuar me përkushtim dhe përgjegjësi në edukimin e brezave të rinj, duke ruajtur gjithmonë vlerat parimore dhe guximin për të thënë të vërtetën – edhe atëherë kur nuk ka qenë e lehtë.
Sot kerkoj mbështetjen tuaj sepse besoj se është koha që në vendimmarrje të kemi zëra të ndershëm, profesionistë dhe të guximshëm, që i përfaqësojnë qytetarët me dinjitet, e jo interesat personale apo grupore.
Prioritetet e mia do të jenë të qarta:
Përmirësimi i sistemit arsimor në nivel lokal: kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, investime në cilësi dhe infrastrukturë.
Rritja e transparencës në vendimmarrje komunale.
Bashkëpunim i vazhdueshëm dhe i hapur me qytetarët, jo vetëm në fushatë, por çdo ditë të mandatit.
Unë nuk vij me premtime kot, por me një bagazh të fortë profesional dhe një karakter të dëshmuar.
Zëri juaj ka rëndësi. Me mbështetjen tuaj, do të jem zëri i vërtetë në Asamblenë e Gjilanit.
Më 12 tetor, voto LDK me numrin 113! Voto Arbër Ismajlin për kryetar komune!
Voto 33 për arsim, transparencë dhe përfaqësim të denjë!