Shkruan: Vlerë Krasniqi
Këtë të shtune në Biblotekën e qytetit “Fan S. Noli” është promovuar vepra e sociologut Avni Rudaku me titullin “Hajmet I hanë refugjatët”. Një vepër kjo që flet për të gjitha vështirësirat që refugjatët shqipëtarë dhe ata të Lindjes së Mesme I kalojnë në “hajmet” e Gjermanisë.
Promovimin e drejtoi Fiona Xheladini, ndërsa më pastaj fjalën merr redaktori I librit, profesori universitar Selim Daku I cili thotë se ky libër si studim është shumë I detajuar dhe konkret dhe bazë e zhvillimit të tij është kryesisht jeta e përditshme. Redaktori librin “Hajmet I hanë refugjatët” e quan një “teren të kufizuar të hulumtimit” poashtu “kjo trajtesë që e ofron Rudaku mbetet e veçantë edhe për paraqitjen e situatave të njerëzve pa status në shtëpitë e pritjes së emigrantëve me bazë në Gjermani.” shton ai. Selim Daku poashtu tregon se ky libër është një eksperiment I pa planifikuar në pjesëmarrjen e autorit.
Kurse dizajneri I kopertinës së librit Migjen Fazliu, ndanë me ne një histori interesante që solli deri tek idea e dizajnit të kopertinës. Ai thotë se kur pyeti autorin e librit se cilat ishin disa nga sfidat e përditëshme me të cilat ballafaqoheshin refugjatët në hajmet e Gjermanise, Avni Rudaku I veçoi dy sfida, njëra ishte mungesa e prizmave të përbashkëta në hajm, ku të strehuarit detyroheshin të presin në radhë pë të karikuar telefonin në mënyrë që ti kontaktojnë të afërmit e tyre, kurse tjetra ishte ajo që I dha dizajnerit idenë për dizajnin e librit, një problem për shumë kosovarë kur udhëtojmë jashtë vendit, e ajo ishte që në tualetin e përbashkët të hajmit nuk kishte ujë dhe pastrami bëhej me letra banjo, në këtë mënyrë banorët detyroheshin të merrnin shishe dhe ti mbushnin me ujë.
Më pas fjalën merr vet autori I librit Avni Rudaku, I cili rrëfen eksperiencën e tij si një azilkërkues ne hajmet e Gjermanisë gjatë periudhës së viteve 2014-2015. Ku në hajmin në të cilin strehohej mbizotronin refugjatë të lindjes së mesme, sa I përket tyre ai vazhdon të rrëfej disa histori interesante dhe njëra mjaft emocionale. Tregon për sfidat dhe problemet që emigrantët përjetonin, ku në vazhdim ai shfaq disa fotografi që në fillim u dukeshin thjeshtë normale, por pasi tregon historinë lidhur me ato fotografi na bënë që ti shohim me një tjetër sy. Në njërën nga fotografit paraqitet një kuzhinë me plloqë të shporetit tejet të zakondëshme për ne, por autori shpreh se ato që për ne janë plloqë të zakondëshme për të janë trauma, pasi që përdoreshin nga emigrantë të Libisë për të djegur majet e gishtave që të mbulonin gjurmët e tyre. Autori vazhdon të kyç publikun me historitë dhe eksperiencën e tij tejet interesante, më pastaj edhe zbulon arsyen e vërtetë azilkërkimit të një pjese të shqiptarëve, flet për trajtimin jo të mirë të refugjatëve që strehoheshin aty në kërkim të një jete më të mirë, dhe na njofton me një mënyrë aq të vështire dhe komplekse të jetesës.