Libri

Promovohet libri monografik “Qaushi i Smirës” i autorit Nazif Laci

Kjo vepër nga kritika u vlerësua lartë për rëndësinë historike, pasi ka për personazh një atdhetar nga Smira me një veprimtari atdhetare që nga periudha e kryengritjeve të mëdha shqiptare 1910-1912 deri në vitin 1953. Recenzenti historian, Daut Bislimit, tha se ky liber është një vëllim monografik me shumë rëndësi.

Sipas tij, kjo vepër ka të bëj me një personalitet siç ishte Feriz Qaushi nga Smira, gjatë historisë në këtë trevë shqiptare, të shekullit të kaluar.
Botimi “Qaushi i Smirës”, nuk është thjeshtë një libër por edhe një burim I të të gjitha të dhënave mbi bashkveprimtaret e Qaushit mbi aktivitetin patriotikw dhe kombetarw nw fshatin Smirë dhe rrethinë”, tha Bislimi.

E autori Nazif Laçi, tha se libri bën fjalë për një personalitet i cili ka kontribuuar shumë për çështjen kombëtare në një periudhën kur shqiptarët ishin duke u përballur me sfida të mëdha në rezistencën e tyre ndaj pushtuesve.
Laçi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur botimin e librit.
Në këtë përurim merrnin pjesë dashamirë të fjalës së shkruar, shkrimtar, historian, kryetari i komunës Sokol Haliti, përfaqësues të institucioneve dhe të familjes Ferizi dhe mysafirë të shumtë.Aziz Zuka

You Might Also Like