Gjilan

Protestohet në magjistralin Gjilan – Bujanoc, ka tri vite që rruga nuk po afaltohet

Të pakënaqur me zvarritjen e punimeve në magjistralin Gjilan – Bujanoc dhjeta qytetarë të Gjilanit, në këtë rrugë kanë dalë të protestojnë në kohën kur pluhuri ngrihej lart nga kamionët dhe makinat që kalonin atypari pa u ndalë, shkruan kryelajmi.com.

Pak më larg, pak makineri pune sikur shërbenin si dëshmi se me to puna nuk mund të kryhet edhe një kohë të gjatë.

“Në këtë rrugë për tri vite nuk janë hedh as tri kaci me çimento”, thotë Jakup Berisha, i revoltuar, që shprehet se ai drejton transportuesit publik, por që shkaku i rrugëve të këqija në drejtim të Kamenicës, Ferizajt e  Prishtinës në të gjitha linjat po vonohen, po u dëmtohen autobusët e çka jo tjetër.

Policia që ishte aty pranë është dashur të intervenojë vetëm atëherë ku u tentua që të bllokohet rruga e protestuesit kërkuan që të mos ndërprehet protesta derisa sa të lexohen e dëgjohen kërkesat e tyre, duke thënë se të mërkurën do të tubohen sërish, por me veprime të tjera.

Endrit Isiufi, nismëtar i këtij aktiviteti ka thënë se po u dëmtohen automjetet, po u dëmtohen bizneset. Ka kohë që kjo rrugë nuk po përfundon, punimet gati se janë ndalë krejt. Po punohet me shpejtësinë e breshkës. Jemi të pakënaqur, nuk asfaltohet rruga me këto mjete pune. Janë dhënë mbi 3 milioë euro e punimet nuk janë askund”, ka thënë Isufi, që shtoi se pa paguajnë tatime e taksa dhe po fitojnë dëme në automjete, makina e biznese./kryelajmi.com/.

You Might Also Like