Trashëgimi

Punimet restauruese në ish-objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit

Punimet restauruese në ish-objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit.

Ky monument me vlera historike, arsimore e kulturore, i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka qenë ndërtesë e institucioneve shtetërore dhe hapësirë e aktiviteteve kulturore të qytetit, ku në vitin 1971 nisi transmetimin edhe Radio Gjilani.

Me investim afër 200 mijë euro nga MKRS, po realizohet restaurimi i plotë i asetit, duke ruajtur trashëgiminë historike e arkitekturore për brezat e ardhshëm.

You Might Also Like