Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit së bashku me hoxhën dhe humanistin z. Halil Kastrati, ka vizituar Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i rëndësishëm dhe i veçantë që është në përfundim e sipër.
“Për gjeneratat që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes po krijojmë një hapësirë të denjë dhe të sigurt.
Falënderoj përzemërsisht mikun tonë të çmuar, Halil Kastratin, për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt”, ka thënë ai.




