Sot në mëngjes, qentë endacakë sulmuan një grua në mënyrën më të tmerrshme të mundshme. Këtë lajm e ka bërë të ditur qytetari Ardian Azemi i cili ka thënë se fatmirësisht, rastësia deshi që ai dhe një kalimtar tjetër të ishim aty dhe arritën ta shpëtonim.
Po sikur të mos ishim aty?
Po sikur të ishin fëmijë në vend të saj?
Mund t’i shihni kamerat (nëse i kanë kapur pamjet) te dalja e stacionit të autobusëve, rreth orës 06:00 në mëngjes, dhe do ta kuptoni çfarë situate e rëndë ishte.
Nëse pushteti mendon se mund të vazhdojë të bëjë hajgare me këtë temë, e ka shumë gabim. E keqja po ndodh çdo ditë në sy të tyre, pa asnjë reagim.
E turpshme dhe e papranueshme.




