OPINION

Qytetari nuk ka të drejtë të kandidojë për President të vendit

Autor: Msc. Skender Berisha

Qytetarët e Kosovës po e vuajnë një të drejtë të kufizuar nga kushtetuta për të kandiduar si i barabartë për pozitën e presidentit të republikës.

Gjithashtu kjo pengesë e krijuar nga politika kosovare, dhe e votuar në parlamentin e R. së Kosovës për qytetarët e vendit po sjell ngecje në propozimet e ndryshme që mund të ketë, e veçmas i vë në pozitë jo të mirë kur disa nga politikanët shfaqin ambicie për një pozitë të tillë, pasiqë dihet qartë se një pozitë e tillë në Kosovë është lehtë të fitohet p.sh., duke përdorë kushtëzimin, e të tilla gjëra të cilat i ka si garancë nga një kushtetutë që gjithsesi ka nevojë të ndryshohet në një të ardhme të afërt.

Zgjedhja e presidentit edhe kësaj radhe do të jetë “pazar” i politikës kosovare, por nëse punohet dhe ka vullnet politik pas këtij mandati të presidentit të ardhshëm do të duhej të zgjidhej direkt nga qytetarët.

Edhe pse roli i Presidentit është rol me ndikim minimal në jetën e qytetarëve, prap se prap një figurë që pranohet dhe votohet nga shumica e qytetarëve do të ishte ideale.

Është e qartë se qytetari apolitik ska të drejtë të jetë President i vendit me një kushtetutë të tillë që e ka Kosova.

Propozimet do të ishin gjithmonë të mirëseardhura, dhe një propozim që kufizon kohën nga pesë (5) në katër (4) do të ishte më e mirë duke e futur zgjedhjen e Presidentit në kohën e njejtë me zgjedhjet lokale në nivel vendi, dhe jo gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Kosova e ka të domosdoshme të veprojë në këtë drejtim, dhe ndryshimet kushtetuese do t’a kufizojnë mundësinë e pazareve dhe dëmeve që i shkaktohet vendit me tema të parëndësishme që si të tilla nuk janë tema që prekin direkt apo indirekt mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

You Might Also Like