Deklarata e trajnerit Zekirija Ramadani pas shortit në garat evropiane:
“Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për këtë sfidë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do ta respektojmë çdo kundërshtar dhe kam shumë besim se me grupin që kemi, mund të arrijmë rezultate të mira. Kam besim të plotë në ekipin tim. Na mbetet të punojmë fort, të bëjmë analiza të detajuara për kundërshtarin, dhe në fund, le të flasë fusha.”