Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës ka folur para ndeshjes me Dukagjinin, që të shtunën do të luhet në Klinë.
Ai tha se normalisht është pak ngarkesë nga lojrat në europë por shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv.
Trajneri Ramadani theksoi fillimisht fushat vazhdojnë të jenë sfiduese për futbollin kosovar dhe një gjë e tillë mund të ndodh edhe nesër, por kanë bërë të gjitha përgaditjet për t’iu përshtatur kushteve atmosferike.
“E kemi bërë analizën e kundërshtarit, por ajo që ka qenë si informacion tek futbollistët është se sa më shumë ti përshtatemi fushës për arsye të kushteve atmosferike, dhe ta kemi si parapërgaditje për atë që na pret. Duke pasur parasysh kundërshtarin ne jemi ekip kampion dhe duhet ta mbrojmë titullin dhe titulli mbrohet duke fituar çdo ndeshje.
Jemi përgadit për një luftë sportive, është një Dukagjin më ndryshe rrin me nje numër të madh të futbollistëve në fazën defanzive më i kujdesëshem, ne kemi marrë masat të japim maksimumin dhe të kthehemi me objektivin e fortë”, tha trajneri.
Ndeshja FC DRITA- FC Dukagjini do të luhet në Stadiumin “18 Qershori”.
Në ora 13:00 të shtunën.





