Futboll

Ramadani: Ky ekip ka shpirt, motiv dhe cilësi

Pas ndeshjes me Trepçën ’89, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Gjilanit deklaroi:

“Ishte ndeshje mjaftë e vështirë. Bëmë një gabim, pranuam gol në rastin e parë që pati Trepça ’89. Pjesa e parë na shpërbleu me golin në minutën e fundit dhe kjo bëri që në dhomat e zhveshjes të shkonim me rezultat të barabartë, e jo me negativitet. Në pjesën e parë folëm pak mes vete, por e dinim çfarë të bënim. Na mungonte pasimi, por kjo vjen si pasojë e lodhjes. Ndeshja e tretë brenda gjashtë ditësh. Ishte vapë e madhe dhe ishte e vështirë të luhej, por objektivi u arrit. Është shumë me rëndësi, është fitorja e dytë brenda katër xhirosh me përmbysje rezultati. Ky ekip ka shpirt, motiv dhe kualitet”, shtoi pas ndeshjes Ramadani për Art Sport.

You Might Also Like