Pas ndeshjes së Conference Leagues , FC Drita ktheht në Superligë, për ndeshjen xhiros së 8-të derbi, SC Gjilani-FC DRITA.
Sipas kryetrajnerit, Zekirija Ramadani për këtë takim ka shumë motiv, pa marrë parasysh kë ke përballë.
“Ky takim është i vështirë, i lodhshëm, por ka shumë motiv.
Të jeshë trajner i Dritës nuk ka përgjegjësi më të madhe më të vogël, përgjegjësia dihet të fitosh, nuk kemi një peshore për ta matur përgjegjësinë.Ndoshta është më e vështirë të motivosh ekipin, sepse atë e motivon vetë derbi lokal.Nuk ka ndeshje të lehta gjithëmonë ka ndeshje të vështira e sidomos kur është derbi është dy herë më i vështirë por derbi luhet për t’u fituar, ne e dijmë punën tonë, edhe pa trajner të ishte ekipi i Gjilanit ne e dimë punën tonë, ne e ekemi ojektivin tonë. Ne i marim 3 pikë por tifozët tonë deri në derbin e ardhshëm janë kryesues të qytetit”, theksoi Ramadani.
Ndërsa, sipas Jorgo Pëllumbit, çdo derbi është i rëndësishëm sidomos ky për aq sa kam ndëgjuar.
“Mendoj se për aftësit e lojëtarëve që jam shumë falemnderues dhe stafit, trajnerit më duket sikur kam shumë kohë këtu, është një kampionat me shumë talent, pak na vështirëson fusha, infrastruktura”, theksoi
Pëllumbi.
Sipas Ramadanit në derbi vendos një moment, nga një gjujtje e lirë, nga një gabim individual, për shkak që ai gabim imponohet nga presioni i ndeshjes.
“Më intereson lojë motivuese nuk më intereson lojë e bukur, më intereson angazhim maksimal dhe që është me rëndsi objektivi 3 pikëshi”, potencoi trajneri ynë, Ramadani.
Pas sfidës evropiane, barazimit por edhe vetë derbit lokal shpresoj se do jetë një ndeshje rivalizuese, “luftarake” në aspektin sportiv.
Trajneri, Ramadani tha se e pret ndeshjen si gjitha të tjerat me një koleg të ri, por që respektojnë punën e njëri-tjetrit, gjithsesi!
Derbi SC Gjilani-FC DRITA zhvillohet nesër, e hënë, ora 15:00, në Stadiumin Sintetik në Gjilan.