Futboll

Ramadani: Shpresoj se do të arkëtojmë tre pikë

Nesër FC DRITA takohet me FC Ferizajin si mysafir në kuadër të javës së 31-të.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani në konferencë tha se na pret një ndeshje e vështirë dhe ndaj një skuadre fanatike dhe këmbëngulëse.
“Është një skuadër këmbëngulëse nga e cila vetëm ne kemi arritur t’i marrim tre pikët e plota. Por, për ne dihet objektivi jonë ne do shkojmë për tre pikëshin dhe kualiteti ose morali do të jetë te ne për të marrë kreun e tabelës për titullin kampion. Nuk kanë mbetur edhe pak ndeshje, nuk lejohet asnjë gabim dhe shpresoj në një lojë ‘luftarake’ nga të dyja skuadrat, me duele dhe ne fund shpresoj në tre pikëshin që shpresoj të jetë në anën tonë, tha Ramadani të dielën.
Trajneri ynë, deklaroi se neve na intereson ta mbyllim garën sa më parë, sepse futbolli është interesant dhe gjërat po ndryshojnë për një xhiro.
“Edhe ndaj FC Ferizajit do t’i qasemi në maksimum, sepse ata kanë ambicie të tjera tani dhe në pranverë. Ky është takimi jonë i katërt këtë edicion, por qasja dhe qëllimi duhet të jetë i njejtë-fitorja”, ritheksoi trajneri ynë.

You Might Also Like