Trajneri i Gjilanit Zekiria Ramadani pas ndeshjes ka thënë: .
“Pa dyshim që i kemi bërë dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë tjetër, por për veten. Ishte fitorja e tretë dhe me plot meritë, me shumë angazhim, në një fushë kaq të vështirë”.
“Dukagjini ka bërë disa hapa fals dhe kur shkon në shtëpinë e tyre është e vështirë. Ne e merituam fitoren”.
“Për shkak të rezultatit, ne duhej të mbroheshim në atë mënyrë. Me të vërtetë ishte një fitore e madhe. Kjo është një vërtetësi që këto fitoret e fundit, nuk ishin të rastësishme”, është shprehur Ramadani pas ndeshjes.