Gjilan

Raporti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa
për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10)
personave.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për 48 orë, me dyshimin se ka kryer
veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5)
personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim
kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

You Might Also Like