Gjilan

Rashiti: Komuna e Gjilanit harroi përvjetorin e heroit Abdullah Tahiri

Deklaratë për Opinionin Publik
E turpshme: Komuna e Gjilanit po injoron figurat e lavdishme të UÇK-së – Harrohet përvjetori i heroit Abdullah Tahiri
Është e papranueshme dhe e pakuptimtë që për shkak të inateve politike, Komuna e Gjilanit dhe konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, po bëjnë selektime në përkujdesjen institucionale ndaj dëshmorëve të luftës çlirimtare.
Nesër shënohet përvjetori i rënies së heroit tonë kombëtar, Abdullah Tahiri – një prej figurave më të rëndësishme të luftës për liri dhe në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Anamoravë. Është obligim moral, qytetar e institucional që çdo përvjetor i tillë të përkujtohet denjësisht nga institucionet lokale dhe ato qendrore.
Fatkeqësisht, Komuna e Gjilanit ka dështuar të realizojë agjendën vjetore të aktiviteteve për nder të heronjve tanë, duke injoruar kështu edhe këtë përvjetor të rëndësishëm.
Në mungesë të këtij organizimi, Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan do të marrë përsipër nderimin e figurës së Abdullah Tahirit. Ftojmë qytetarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e çmojnë sakrificën për liri, që nesër, me datë 19 Maj në ora 11:00, të bashkohen me ne në homazhe që do të fillojnë tek Varrezat e Dëshmorëve, do të vazhdojnë tek shtatorja e Abdullah Tahirit në Gjilan, e më pas në aktivitetin përkujtimor në shkollën e fshatit Malishevë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi heroit Abdullah Tahiri!

You Might Also Like