Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, në seancën e fundit kanë miratuar listën e veçantë të pronave komunale për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues.
Eljesa Rashiti, drejtoreshë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës, tha se në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, është miratua lista e veçantë e pronave të paluajtshme të komunës për dhënien e tyre në shfrytëzim gjatë vitit 2026.
“Ky është një hap konkret drejt menaxhimit të përgjegjshëm dhe transparent të pronës publike, duke garantuar rregulla të qarta për të gjithë të interesuarit”, tha Rashiti.
Drejtoresha më tej shtoi se lista do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Gjilanit, në mënyrë që çdo palë e interesuar të ketë qasje të plotë dhe të barabartë në informata.
“Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve dhe duhet të administrohen me integritet dhe në interes publik”, tha Eljesa Rashiti, drejtoreshë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës.



