Gjilan

Rashiti: Si e nisën edhe e bitisën

Postim i Riad Rashitit, kryetar i Degës së PDK-së

Qysh e nisën edhe e bitisën, katër vite me vizatime e mashtrime, kudo degradime e rrënime sepse janë të paaftë për ndërtime.

Ndërkohë që Gjilani ka mbetur pa autostradë, pa stadium, pa impiantin, pa qarkoren e re të qytetit, pa Kult Qendrën, pa Zonën Ekonomike, pa varreza të reja të qytetit, pra pa asnjë projekt të vetëm madhor, sot na shitet si sukses një “bulevard” 450 metra.

Edhe pse asgjë nuk ndërtuan, rrënuan sa rrënuan anekënd Gjilanit, e në fund po e rrënojnë edhe qendrën e qytetit. Bllokada po e arrin kulmin.

Në fund të mandatit, vlera e dështimeve të kësaj qeverisjeje komunale e kalon 120 milionëshin.
Kështu u nisën me premtime, e kështu e bitisën me mashtrime.

Deri më 12 tetor kanë mbetur vetëm edhe 41 ditë për t’a ndalë një katrahurë të cilës nuk po i shihet fundi, si pasojë e kësaj qeverisje të paaftë komunale.

You Might Also Like