Futboll

Rasim Rahimi, kryetrajner i Bashkimit

Klubi nga Koretini ka zgjidhur çështjen e shefit të shtabit teknik, duke emëruar Rasim Rahimin në krye të saj, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe i Dardanës tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës dhe shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet nga drejtuesit e klubit.

Rahimi ka punuar në grupmoshat e reja dhe ka shfaqur rezultate kulminante gjatë viteve të fundit, ndërkohë që për herë të parë do ta drejtojë një ekip të parë.

Shumë shpejtë klubi nga Koretini pritet t’i zyrtarizojë edhe ardhjet e reja.

Gazetasheshi.com mëson se Rahimi tashmë veçse e ka filluar punën te “portokallinjtë” të cilët i pret një punë e vështirë drejt shpëtimit në Ligën e Parë.

Koretinasit do ta nisin pranverën nga pozita e parafundit (15-të) me vetëm 12 pikë të tubuar. /Gazeta Sheshi/

You Might Also Like