Forma e mirë e skuadrës së Dritës ka vazhduar edhe kundër Megasportsit.
Skuadra gjilanase e regjistroi fitoren e 12 rresht duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 69-112.
Amerikani Xzavier Barmore ishte më i miri te Drita me 32 pikë, 8 topa të rrëmbyer e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Arian Memeti me 24 pikë, 6 kërcime e 6 topa të rrëmbyer.
Te Megasportsi u dalluan Ensar Muriqi me 22 pikë dhe Bleonis Tanushi me 15 pikë të tjera.
Drita me 12 fitore e 1 humbje gjendet në krye të Ligës së Parë, kurse Megasports me 4 fitore e 9 humbje është në pozitën e shtatë.