REAGIM:
Marrë shkas nga deklarata e kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili në deklaratën e tijë pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Drenicës, ai kishte cilësuar skuadrën tonë kinse kishin bërë presion tek futbollistët e tijë, duam ti mohojmë këto fjalë sepse ato nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë aspak.
Gjithashtu, duam ti kujtojmë trajnerit Lushtaku, se skuadra e tijë kishte zgjedhur rrugën e gabuar për ta menagjuar rezultatin, pasiqë pas realizimit të golit të barazimit, futbollistët e Drenicës më shumë kohë kaluan të shtrirë në fushë, sesa që luajtën lojë të rregullt.
Andaj, i bëjmë thirrje po të njejtit për maturi dhe profesionalizëm, përgjatë deklaratave të tijë, pasiqë po i njëjti zgjedh gjithmon rrugën e presionit tek akterët e ndryshëm në fushën e lojës, për arritjen e objektivave.Gjithashtu, duam ti rikujtojmë trajnerit në fjalë, se futbolli dallon nga baleti, pasiqë futbolli karakterizohet edhe me duele të forta përgjatë 90 minutave lojë.
Gjilani ndër vite njihet për mikpritjen e skuadrave kundërshtare, të cilat kanë zhvilluar futboll pa asnjë lloj presioni dhe janë ndier sikurse të luajnë si vendas.Andaj, edhe një herë bëjmë të ditur se nuk ka pasur asnjë lloj ofendimi dhe as lojë të pisët, sikurse kishte deklaruar i lartë cekuri, gjë e cila mund edhe të shihet qartë pas xhirimeve televizive.
SC Gjilani
Gjilan, 10 Nëntor