Libri

REVISTA LETRARE E TIRANËS, “illz” I JEP JEHONË VEPRËS LETRARE TË BEQIR MUSLIUT NË 30 VJETORIN E SHKUARJES NË AMSHIM

Kësaj të shtune në Gjilan
REVISTA LETRARE E TIRANËS, “illz” I JEP JEHONË VEPRËS LETRARE TË BEQIR MUSLIUT NË 30 VJETORIN E SHKUARJES NË AMSHIM
Ditën e shtunë të 21 shkurtit, 2026, ora 12:00, në bibliotekën “Fan S. Noli” të Gjilanit , Revista letrare e Tiranës, “illz”, përmes drejtuesve të saj, shkrimtarëve Rexhep Shahu , Izet Duraku dhe Flamur Hoxha, humanist, deputet, mbeshtetes i revistes “illz”, paraqesin numrin 59 të kësaj reviste, e cilai në fokus ka figurën letrare të Beqir Musliut, në 30 vjetorin e shkuarjes në amshim, po dhe shkrimtarë e krijues tjerë nga Gjilani e më gjerë.
Shih për këtë, Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i cili ka shpallur vitin 2026 si vit i nderimit, vlerësimit dhe përkushtimit për këtë emër të shquar që vendlindje dhe vendvdekje të përhershme ka Gjilanin, organizon TAKIMIN LETRAR të radhës, me të cilin njëkohësisht nderon dhe 17 shkurtin – Ditën e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Takimi do të mbahet në bashkëpunim dhe me Bibliotekën e Qytetit dhw, krijuesit e artdashësit janë të mirëseardhur dhe ftohen për t’u bërë pjesë e këtij nderimi e përkushtimi të vazhdueshëm.
(Kurt Rexha)

You Might Also Like