Gjilan

Rexhep Kadriu: Baca Limon përjetoi shumë epoka të shqiptarëve

Fjala e Rexhep Kadriut në Mbledhjen Komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Bacës Limon Isufi

Nën patronatin e komunës së Gjilanit, pikërisht kryetarit Lutfi Haziri, jemi mbledhur sot këtu ti japim lamtumirën e fundit njeriut më të veçantë të Anamoravës, bacës Limon. Ishte i veçantë sepse nuk e veçoi askënd, ishte i të gjithve dhe me të gjithë. Plak i urtë, i mençur, dhe shquhej për durimin që kishte në të gjitha etapat e jetës.

Nuk ka qenë e lehtë për bacën Limon të ishte prind i Ahmet e Saime Isufit. Dy fëmijë në ilegalitet, të përndjekur e burgosur nga okupatori serb. Kurrë nuk u dorëzua, gjithmonë besonte se një ditë Kosova do të çlirohet dhe populli shqiptar do të jetojë i lirë.

Jeta e gjatë e me plot durim, bëri që baca Limon të përjetoi shumë epoka të shqiptarëve; luftën e dytë botërore, kohën e përndjekjeve dhe persekutimeve, gjithmonë e pamë në ballë të protestave, luftën e fundit, dhe epokën e shtetndërtimit. Asnjëherë nuk e pamë të dëshpruar, gjithmonë fliste me optimizëm, me qetësi e buzëqeshje.

Këshillat që na i dha, durimi që kishte përgjatë tërë jetës së tij, le të shërbej si udhërrëfyes për ne që ta ndërtojmë të ardhmen. Jetoi ndershëm, me dinjitet e i pathyeshëm, ndërsa po ndahet nga ne faqebadhë.

Në emër të kryeministrit Haradinaj, familjës, miqëve, dhe qytetarëve të Anamoravës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe!

Lamtumirë baca Limon!

You Might Also Like