Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan, njëherit nënkryetar i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, mbrëmjen e së martes vizitoi familjen Nuredini me banim në lagjen Arbëria.
Kryetari Kadriu, zgjodhi që të dëgjojë nga afër kërkesat dhe hallet e qytetarëve të Gjilanit, duke zgjedhur kështu që këtë mbrëmje të ishte mysafirë i familjes Nuredini, me kryefamiljarin e së cilës bashkëbiseduan për hallet me të cilat ballafaqohet kjo familje, halle këto me të cilat ballafaqohet pothuajse cdo familje tjetër e kësaj lagjeje. Njëherit, Kadriu prezantoi para të pranishmëve platformën zgjedhore të AAK-së, si të vetmen zgjidhje për daljen nga kriza që e ka kapluar vendin tonë.
“Platforma zgjedhore e AAK-së është realizuar deri në detaj me të vetmin qëllim dhe dëshirë, për nxjerrjen e vendit tonë nga kriza e kapluar tash e disa vjetë. Nga kjo krizë mund të dalim vetëm të bashkuar në ide dhe qëllim, me në krye Ramush Haradinaj”, ka thënë kryetari Kadriu. Në të njejtën kohë, ai ka kërkuar mbështjetje nga qytetarët e kësaj lagje për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 11 qershor, duke i lutur që të mendojnë mirë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Kryetari Kadriu në këtë vizitë u shoqërua nga dy drejtorët e qeverisjes komunale nga AAK në Gjilan, drejtorin e Administtës Nazim Gagica, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Agim Zuzaku si dhe kryetarin e Aleancës së të Rinjve në Gjilan Arlind Vokshi.