Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, ka mbajt takim me ekipin komunal për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve (VPM).
Në këtë takim u diskutua rëndësia e procesit të vlerësimit të mësimdhënësve, si një mekanizëm i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në arsim, në funksion të përmbushjes së standardeve të performancës për licencim, rilicencim dhe avancim në karrierë të mësimdhënësve.
“Gjithashtu, u theksua roli i ekipit komunal në planifikimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të shkollave, veçanërisht të drejtorëve dhe ekipeve me bazë në shkollë, për realizimin e vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve”, tha Jeton Rexhepi.
Drejtori i Arsimit, kërkoi angazhim maksimal nga anëtarët e ekipit, duke theksuar se një vlerësim i drejtë, profesional dhe objektiv është ndër shtyllat kryesore për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe funksional.



