Zgjedhjet Lokale 2025

Riad Rashiti viziton biznese

Së bashku me Besianën, na mirëpriti sot kompania prodhuese e roletave Alb Tech, tek e cila pamë elegancë e mbi të gjitha kualitet e seriozitet në punë.
Bizneset tona përherë na fascionojnë me përkushtimin e tyre ndaj punës, anipse vështirësitë e kësaj fushe janë evidente në këtë klimë ekonomike të vështirësuar për të gjithë.
Edhe këtu u zotuam që programi ynë #MaMirë, do të vihet në funksion të plotë të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme!

Takimet e vizitat tona janë të vazhdueshme, e kështu është edhe sot!

Së bashku me disa nga kandidatët për asamble komunale, vizituam edhe biznesin Era Center, të udhëhequr nga Erleta, një grua e fortë e përkushtuar ndaj punës e zhvillimit në përgjithësi!

Bashkëbiseduam për sfidat aktuale ekonomike që vendi ynë në përgjithësi po kalon e bizneset gjithashtu, e padyshim diskutuam edhe për platformën tonë politike #MaMirë! 💙

You Might Also Like