Gjilan

Ridvan Aliu, gjilanasi që nëntë vite punoi me Microsoft, Amazon, Google dhe Disney

Ridvan Aliu si i ri kishte lënë Gjilanin, për t’u shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai në vendin e mundësive arriti të bëjë emër në fushën e teknologjisë dhe një çerek shekulli qëndroi në SHBA, duke jetuar në Washington State.

Së fundi ai është kthyer në Kosovë, ku me plot sukses po udhëheq kompaninë Future Minds Academy.

Mirëpo, ai nuk ka harruar vendin ku u ngrit dhe bëri emër, kështu që vitin 2006 e nisi me vizitë ku kishte kaluar 9 vite ngas 25 të qëndrimit në SHBA, në gjigantët e teknologjisë si Microsoft, Amazon, Google dhe Disney — ku kishte punuar drejtpërdrejt ose kishte kontraktuar punë prej tyre.

Ridvani tashmë më tepër po investon në Kosovë, andaj që në  javën tjetër do të kthehet në Kosovë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like