Libri

RIKTHEHET “TAVOLINA POETIKE E SË SHTUNËS

 

( kësaj radhe, me librin më të ri poetik, të poetit mërgimtar dukagjinas, Naim Fetaj të titulluar: “Më lanë edhe pa këngë” )

“Tavolina poetike e së shtunës”, një veprimtari e re letrare me karakter vlerësues e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubit “Beqir Musliu”, rikthehet kësaj të shtuneje, më 10 gusht 2019, ora 12:00, aty edhe ku filloi, “TE FONTANA”, në qendër të Gjilanit, aty ku nis edhe SHESHI tashmë i njohur brenda e jashtë kësaj qendreje të Kosovës Lindore.
Libri më i ri poetik i Naim Fetajt, poetit dukagjinas, i botuar këto ditë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, do jetë në vlerësim para anëtarëe të këtij klubi dhe të ftuarve të tjerë, ku pritet të jetë i pranishëm edhe vetë Autori, i cili këto ditë po i kalon pushimet në Kosovë.
Ky është libri i katërt der më tash i Naimit, i cli në letërsinë shqipe trokiti në vitin 1982, me librin e tij të parë, atë kohë, “Yjet bëjnë roje”.

You Might Also Like