Pushimet mbaruan, koha për punë në fushën e blertë. Sot me datë 20/07/2025 në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran filluan stervitjet me ekipen.” Pas një vere të ngarkuar me lëvizje të reja dhe me plane të mëdha sot ju rikthyem punëve!
KF Vllaznia nuk do të nis thjeshtë një sezon të ri, nis një rrugëtim me vizion të qartë dhe ambicie të larta.,ka pershendet me nje fjalim rasti Halit Alidema,kryetar i klubit e ku ishin prezent edhe zv/kryetari Besim Halimi dhe drejtori sportiv Muhamet Alidema.Me përkushtim të pakompromis ndaj profesionalizmit, cdo stërvitje është një hap drejt objektivave madhore.
Me një staf teknik drejtuar nga Kryetrajneri Perparim Livoreka te përkushtuar në krye me trajnerin Livoreka dhe lojtar të motivuar cdo detaj është pjesë e një strategjie më të madhe për sukses afatgjatë.
Kryesia e klubit është shtylla organizative që garanton stabilitet dhe vizion afatgjatë për zhvillimin e ekipes. Vllaznia nuk është thjeshtë një skuadër, është një projekt i përbashkët që udhëhiqet me vizion, pasion dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj historisë së klubit.
Ju drejtohemi edhe tifozëve të klubit, që ky sezon nuk është vetem i lojtarëve, është i të gjithëve që besojnë në ngjyrat e këtij klubi. Po e e fillojmë sot rrugëtimin për sezonen 2025/26 dhe mbështetja juaj është energjia jonë kryesore.
Aziz Zuka