Libri

ROMAN I SFIDËS E DILEMAVE SHPIRTËRORE DHE NGADHËNJIMIT NË DASHURI PËRMES INSTINKTIT TË BIOFILISË PËRBALLË THANATOSIT DHE PESIMIZMIT

( Balada e një jetë permes modelit shkrimor të realizmit magjik )
( Reflektim për romanin ,, Mos e Harro Japoninë Suzanë’’- të AZIZ MUSTAFA)Botoi: Armagedoni – Prishtinë – 2020
Shkruan : Vilson Culaj
Të shkruash roman nuk është zeje e lehtë aq me tepër romani psikologjik i cili kërkon në vete një njohje Gnostike e Enciklopedike për shtresimet e ndërdijshme të psikës, dramës, dhe fatit njerëzor në pergjithësi. Kësaj sage letrare lirshëm mund të themi se ja ka arritur shkrimtari i mirënjohur Aziz Mustafa me romanin e tij ,, Mos e harro Japoninë Suzanë ‘’ i cili roman të rrëmben që në fillet e leximit, dhe të ngërthen në aureolen magjike të një shije e joshjeje artistike të pamasë falë magjisë së rrëfimit që zotëron ky krijues i talentuar.
Aziz Mustafa
Romanit i paraprinë një poemë e poetit dhe kengëtarit të mirënjohur Leonard Cohen, sikur deshiron ta paralajmeroj lexuesin për dramen jetësore që ngërthen në vete subjekti letrar ( kryepersonazhi ) Leonard Malaj dhe vajza me emrin Suzanë e cila na del si vajza – gruaja në kërkim të jetës, dashurisë, lumturisë, përplotësimit emocional dhe lirisë personale e shpirterore pas 20 vite burgosje e bjerrje të jetës rinore.
Është lufta e një mjeku që lufton me semundjen e tij dhe ëndrrën e dashurisë në të njejtën kohë duke lansuar ide e prova se gjakimi shpirteror e biofilik është në dimension me të lartësuar se profesioni, materializmi, fama e instinkti i rrënimit si pasojë e mungesës së dashurisë familjare dhe asaj partnerore.
Vendosja e Suzanes gruas se bukur nga Holanda në qëndër të rrëfimit romanor është një plan ideo artistik e letrar i qëlluar për ta sublimuar me pas në aspektin narrativ dhe kompleksialitetin e botës femerore e cila vuan nga një lloj psikoze maniakale me tendenca piromanie por edhe Empatike sa i përkiste dashurisë ndaj bashkëshortit. Vajza në kërkim të jetës, lirisë, e lumturisë dhe gjakimit për ta vetrealizuar historinë e saj personale për tri dekada nga ferri jetesor kalon në një jetë normale sidomos pas takimit me dr. Leon dhe vizitën e saj në Japoni e cila i’a zgjeron hapesirën e saj psikike dhe e përmbush në aspektin psiko emocional . Gruaja e rrëzuar nga jeta ringrihet nga dashuria, jep mesazhin romanor autori Mustafa.
Personazhi i dr. Leonard Malaj na konfiguron si personazh pozitiv, ambicioz, vizionar, optimist , studijues i dalluar, kozmopolitan, nderveprues dhe profesionist i dalluar, i etur gjithmonë në kërkim të së bukurës, esencës, hulumtimit shkencor, por edhe të dashurisë hera heres Platonike e hera heres Instiktive e hedoniste por gjithmonë duke ruajtur ekuilibrin e dinjitetit të tij profesional e familjar.
Saga e tij e semundjes dhe udhëtimet e tij të shumta në kërkim të shendetit e sherimit duke filluar nga Turqia, Evropa, Euro Azia e disa shtete tjera e deri në Japoninë e largët janë një skeme rrefimore e letrare e përkryer ku shkrimtari Aziz Mustafa permes refleksionesh pozitiviste, letrare, e premisa të larta prej një psikoanalisti jep të dhëna interesante për ndërkulturen botërore, takimet e shumta me njerëz të shkencës, subkulturave të ndryshme e profesionit, por edhe të etnisë shqiptare rrugëve të Stambollit deri tek dedajet me të imta të një shteti kosmopolitan siq është Turqia e cila në vete ngërthen kërthizën nderkulturore në mes të lindjes e perendimit.
Kjo mjeshtri e rrallë letrare tregon Erudicionin e Aziz Mustafës, si një narrator mjeshteror i cili brenda një teksti letrar di të ndërfut shumë imazhe, situate, dilema, sfida, personalitete, e fate njerëzore shoqeruar me doza të një Altruizmi e gjakimi karakterologjik të Unit, për të mos iu dorëzuar jetës sado e ashpër të na ofrohet ajo.
Në ndërdijen e tij krijuese verehet një Erudicion dhe gjeografi e mendimit për mentalitetet, subkulturat, traditën, botën shkencore, psikologjinë njerëzore e deri të detajet me të imta që fsheh psika e nderdija njerëzore, ku si një narrator i shkelqyer ligjeron për botën dhe dilemat e individit përballë kësaj bote e cila hera heres di ta dergoj deri tek zgripi ekzistencial krijesen njerëzore.
Shpeshherë heronjtë e tregimeve kanë një fat të dhimbshëm , përballë shigjetave që ofron jeta por në fakt edhe daljen fitimtar moralist para botës së hipokrizuar.
Është përvoja jetësore e letrare që e bënë dritherues ketë roman imponues për lëxuesit ku skenat e dramat jetesore na ofrohen si një panoramë urtie, përpelitjeje e denesjeje në jetë ku autori permes kryepersonazhit si në psalme klithin thellë në ndërgjegjien e botës ku me pas vijnë e shndërrohen në jehonë zërash të jashtëm që perafrohet me realitetin letrar e historik dhe fatin e individit tek e gjithë kjo strukturë e gjërë letrare.
Në mozaikun e rrëfimit shtegëtojnë një galeri personazhesh të një jete urbane në një kohë të sotme por që në këtë urbanizëm jetësor disa nga personazhet sillen në një rreth vicioz pa rrugë e pa zgjidhje.
Është lufta Sizifiane e individit përballë instiktit të Thanatosit dhe vullneti i çelikt i personazhit për ta sfiduar vdekjen e perçafuar jetën e cila në tharm të stoicizmit e ka shpetimin, shperblimin, rikthimin e integritetit e dinjitetit njerëzor që gjendet në udhëkryqin e karrieres.
Pra është drama ku mjeku kërkon mjekun, shpirti kerkon dashurinë ,dhe jeta që refuzon vdekjen e shuarjen përballë një dileme e cila shkarkon pezmin e melankolisë dhe pesimizmit përballë instiktit të Erosit e cili e mbanë gjallë krijen shpirterore edhe atëherë kur klinikisht një shpresë është venitur para syve të njerëzve të të njejtit mision e profesion.
Është shkarja njerëzore e përshkruar në këtë roman ku rrëfimtari me një teknikë të përkryer letrare ngre kumtin se individi duhet të tejkaloj pjesën instiktive të jetës dhe të ringritet në dimension tjetër qoftë intelektual dhe të integritetit moral e shpirteror. Pra është lufta mes instinktit dhe arsyes që lufton në këtë platformë romanore të Aziz Mustafës, por edhe ekzistencës dhe ruajtjes se unit kur frymë e Eves ngacmon mbreterinë dhe kalanë tonë shpirterore.
Tablloja e përbërë e personazheve, vendndodhjeve, personaliteteve të botës akademike në fushën e mjekësisë, reflektimi për traditat dhe rikthimi reminishent në fushat gravitacionale të fëmijerisë së hershme, shkollimit, kurorëzimit, studimeve, dhe luftës së përhershme në kërkim të një jete ideale në dashuri e profesion janë substrakti e mesazhe mbresëlënese letrare të autorit Mustafa i cili si mjeshter i rrallë i rrëfimit dhe planit ideo artistik e letrar ka arritur që të krijoj imazh letrar të personazhet jo vetëm si një rrëfim inert e i zbrazët e pa substancë por plot permbajtje sa i përket subjekteve letrar, por si një fenomen letrar i artikulluar mjeshtërisht. SHTO….
Ndarja dhe strukturimi i rrefimit romanor si Ditari i dr. Levent Altikanoglu, I Suzanne Von Kreems, ditari i dr Leonardit, dhe dromcave tjera rrëfimore të stilit prozë e shkurtër psikologjike janë teknika letrare narrative mjeshtrore dhe të kondenzuara që sherbejnë për ta nxjerrur e shpërfaqur rrefimin romanor sa me joshes, te detajuar, enigmatik, impresionues, dhe artistikisht bukur deri në shkallën e persoseshmerisë narrative, gjuhesore, dhe të rrafshit semiologjik.
Jan Bakkers , lanes dhe kryepersonazhit Suzanne, mjekut nga Kosova Sara, Mirja, Anisa, Gjyshja Rabë, Xhaxhi Ali, nëna Sherë, Lulash Rrota, mësuesja Dritë Mulla Seferi, axha Hazir, Rina, Shkurta , Antigona, si dhe një varg personazhezh familjare dhe nga tradita janë një lloj Kaleogaskopie letrare e subkulurës se autorit i cili aq bukur di ti ndërlidh Kohën e hapësirën, ngjarjet e pasojat, por edhe gjakimet e zhgënjimet në jetë, dhe si një makinë e memories emocionale, racionale e letrare ti plasoj mjeshtërisht në letër dhe në shërbim të lëxuesit të afirmuar dhe vertikal.
Në strukturen rrëfimore dhe horizontet e pa masa ideore të ketij romani gjejmë dramën e idealet njerëzore, yshtjet e perplasjet shpirterore, egon e endërrimin, perversitetin e incestin, vyrtytin e vetëmohimin, dashurinë instiktive dhe ate platonike në të njejtën kohë, parimin e dilemen e ,, mekatit ’’ në dashuri, besnikërinë e deri të thyerja e tabuve që për traditën kulturore të një populli deri me sot ishin tabu e blasfemi.
Në këtë roman shkelqen e ngadhenjen vyrtyti, pasioni, dashuria, falja e kujtesa e bukur, melankolia e Aventura, lufta e moshës e breznive , përplasja e kulturave dhe përfitimi nga ato, e verteta dhe zhgënjimi, kërkimi deri në palcën e mistereve njerëzore, dhe në fund triumfi I dashurisë përballë super egos njerëzore, tabusë e kufizimeve fantomogonike të traditës rigjide .
Narrativa dhe përshkrimi mjeshtëror i bukurive natyrore e kulturës së lashtë Japoneze me ndërthurje të kulturës Europiane dhe asaj Semitike si ,, profeti Isa ecën mbi ujë që ti bekoj ato ‘’ dhe njerëzimin ta shpetoj e katarzoj me ujë e shpirtë janë reflektime eskatologjike të shkrimtarit Aziz Mustafa, duke mos harruar figurën e Suzanes, ciceronit Kumiko , detin, dhomën intime, këngën, dashurinë e cila vjen vetëm njeherë si perplotësim i vakumit shpirteror janë ekstrakti i lirisë shpirterore , dashurisë dhe esencës së jetës të përshkruara në këtë roman. Janë Stigma të jetës së kryepersonazhit i cili që i vdekur e u ringjall ishte i vërbër e filloj të shoh, ishte i çale e filloj të ecen pas një shekull jete në errësirë, kufizime, por t tanime i katarzuar në gjurmë dashurie. Ky roman me premisë të realizmit magjik të botës se amerikës latine befas seq ta kujton titullin e Romanit të Herman Hesse ,, I GJALLË ËHTË VETËM AI QË DASHURON ‘’.
Kjo strukturë komplekse narrative e shumë dimensionale karakteristikë kjo e mendjeve të pjekura në letërsi i atribuohet edhe krijuesit Aziz Mustafa i cili triumfalisht po hyn në radhën e shkrimtarëve me të shquar në botën letrare në Kosovë e me gjërë deri të rrafshi nacional…
Pra realiteti shpirteror i një shkrimtari të kalibrit të lartë si Aziz Mustafa ekziston jashtë syve e ndjenjave e shqisave të të tjerëve andaj duhet çmuar e shprehur konsideratë për këto vibrime shpirterore. Çdo gjë që deperton permes sekreteve të zemres duhet çmuar andaj edhe romani ,, Mos e Harro Japoninë Sunazë’’ sepse autori nuk na josh ta lexojmë atë me detyrim por na ofron natyrshem ta shijojmë këtë roman mjeshtror.
Është dora mjeshtrore e romancierit Aziz Mustafa qe lë gjurmë mbi aktin e kësaj lirie dhe humnere e cila nese nuk kuptohet mirë kalon në ankth e pritje utopiste.
Të krijosh d.m.th ta vrasësh vdekjen thoshte dikur R. Rolan…
Klinë me 13. XI.2023

You Might Also Like