Tahir Dalipi
Rreth lisit
Të veshur me flori, në ritual satanik,
Mbajnë ritmin e melodisë së të fundit gjeth
Që bie nga lisi, tashmë thatanik.
Argatë të Nekrozës , shpërblyer me Keq
Ndërrojnë vende qeniesh, nga engjëlli në dreq
E lisi thahet, mes dashurisë pak më shumë se për jetën
Dhe dëshirës pak më pak se për vdekjen,
Se nuk njeh më gënjeshtrën, s` njeh më të vërtetën.
M. G. R.