Nga nesër, e premte 1 gusht, do të rritet çmimi i biletës për udhëtimet me autobus në relacionin Gjilan–Prishtinë.
Sipas informatave të siguruara, bileta njëdrejtimëshe do të kushtojë 3 euro, krahasuar me çmimin aktual prej 2.50 eurosh. Deri më tani, studentët kanë paguar vetëm 2 euro për këtë linjë, por ende nuk është bërë e ditur nëse do të ketë ndonjë ndryshim të veçantë për ta.