Gjilan

Rruga e re te Kodra e Dëshmorëve afër përfundimit

Kanë vazhduar punimet për asfaltimin e rrugës së re te Kodra e Dëshmorëve.

Kjo rrugë e bënë më të lehtë dhe më të shpejt vajtje-ardhjen nga qendra e qytetit.

Punimet të cilat po zhvillohen atje i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Kryetari tha se në prag të Ditës së Çlirimit, vizituan nga afër punimet në Kodrën e Dëshmorëve, në vendin e përjetësisë së heronjve tanë.

“Rruga që po finalizohet do të lidhë lagjen Kodra e Dëshmorëve me rrugën qarkore, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke i dhënë edhe më shumë dinjitet e madhështi Kompleksit Memorial”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like