Gjilan

Rruga e zabelit “Mulla Idrizi” 1.2 kilometra, bëhet me asfalt, ndriçim e trotuar

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Mulla Idrizi” apo rruga e zabelit në Gjilan. Pos asfaltimit, do të rregullohet edhe ndriçimi dhe trotuari.
Për të parë ecurinë e punimeve ishte edhe drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi.
Ai tha se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Mulla Idrizi” me një gjatësi prej 1 mijë e 236 metrash dhe gjerësi prej 6 metrash.
“Pos asfaltimit do të bëhet edhe ndriçimi i tërësishëm dhe do të ndërtohet edhe pjesa trotuarit e cila nuk ishte rregulluar”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.
Ai tregoi se vlera e këtij projekti është mbi 310 mijë euro.

You Might Also Like