Sot, në ditën e zgjedhjeve, institucionet komunale të Gjilanit dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e rrugëve kanë rënë gjumë. Që nga dje gjatë ditës ka pasur reshje bore, madje edhe gjatë natës, dhe përkundër faktit që e kanë ditur se sot ka zgjedhje, nuk kanë kryer punën e tyre.
Përpos që kjo duket në qytet, gjendja e rrugëve në fshatra është shumë e keqe. Rrugët janë të pa kalueshme, ndërsa qytetarët, përkundër motit të ftohtë e kanë të vështirë t’i qasen vendvotimeve dhe pengohen nga bora dhe akulli në rrugë.
Rrugët janë të pakalueshme për Pogragjë, Llovcë, Bukovik, Zhegoc, një pjesë e rrugëve në Bresalc, Ponesh, Miresh, rruga te Çeliktë etj.
Kjo është një papërgjegjësi e madhe dhe për këtë arsye i kërkojmë Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanisë përgjegjëse, të kryejnë sa më shpejt punën e tyre, të hapin rrugët, t’ua mundësojnë qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës, si një e drejtë elementare njerëzore.