ARSIMI

Ruzhdi Ismajli, profesori që i shërbeu atdheut e shkollës shqipe

 
Thonë se koha shëron plagët në periudha të caktuara kohore, ndërsa kur i thellojmë këto periudha ato shtojnë dhimbje edhe më të mëdha, ato rrisin mallin e ne ndjejmë mungesën e fjalës së tij, jo vetëm familjarët por nxënësit e qytetarët e Gjilanit që vazhdimisht edhe pse po kalon një decenje e gjysmë, me shumë mall e kujtojnë ish-profesorin, drejtorin e politikanin Ruzhdi Ismajli. 
Profesori Ruzhdi Ismajli i cili ligjeronte lëndën e Gjuhës Shqipe, që aq shumë e deshti, për të gjithë ishte dhe mbeti përjetë dritë e mendjes dhe e shpirtit për brezat e rinjë.
Thonë se mësuesit ndërrojnë jetë vetëm fizikisht, por nuk harrohen kurrë, sepse ata janë feniks të pashuar, profesor Ruzhdiu i shërbeu atdheut, shkollës shqipe e nxënësve, që për të ishin dashuria ma e madhe e jetës së tij.
Profesor Ruzhdi Ismajli i kishte të gjitha virtytet njerzore, ishte i matur, i vendosur, i respektuar por edhe i respektonte të gjithë pa dallim, por ishte i ashpër atëherë kur kërkonte nevoja për atdheun e tij që e qmoi e punoi për të, për një jetë më të mirë të popullit të Kosovës.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, karierën e mësimdhënsit e filloi në vitin 1980 gjerë në vitin 1989, Ruzhdiu dha kontribut të madh në emancipimin e nxënësve e sidomos të vajzave shqiptare që sa më shumë të arsimohen në shkollimin e tyre, ai gjithmonë thoshte “Misoni ynë është i shenjët, ne jemi ata që duhet mbajtur arsimin dhe kombin gjallë”.
Shteti Serb duke e parë intelegjencën e Ruzhdi Ismajlit dhe shumë shokve të tij, atë e largojnë në vitin 1989 nga Shkolla përshkak se kundërshtonte ndryshimin e Kushtetutës, ishte profesori i parë që nënshkroi telegramin në përkrahje të minatorve të ngujuar në zgafellë, ai ishte zë i fuqishëm me rastin e helmimit të nxënësve dhe luftonte me këmbëngulje për të gjitha padrejtësit që ju bënin popullit Shqiptarë nga regjimi i Serbisë.
Në asnjë moment profesor Ruzhdiu nuk ndejti duarkryq, edhe pse nën okupimin e shtetit Serb, profesor Ruzhdiu në vitin 1994-95 arriti ta hap Shkollën e parë të Mjeksisë në Gjilan me paralelet e ndara në Viti e Dardanë(Kamenicë), këtë shkollë e udhëheqi me shumë sukses për plot pesë vite.
Profesori i dashur për të gjithë nxënësit dhe qytetarët e Anamoravës e më gjerë, ishte njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Gjilan, duke i dhënë një dimension të ri jetës politike në Gjilan e rrethinë.
Profesori i Gjuhës Shqipe që aq shumë e deshti gjuhën e ëmbël të popullit shqiptarë, ndër sfidat që kalonte Shkolla shqipe dhe populli shqiptarë thoshte.
“Naim Frashëri sikur të na shikonte e të na ndëgjonte për mos kujdesin ndaj Gjuhës amtare Shqipe do të na dënonte dhe do të na përqeshte”.
Me shumë dashuri e menquri, profesor Ruzhdiu me përkushtim të madh diti ta sfidon jetën me të gjitha ato peripecit e tija, kishte menquri e pjekuri, ishte i papërkulur, në jetën e tij ishte ballëhapur e i vendosur në synimet e tija intelektuale, ai shumë herë thoshte, “Nëqoftëse një intelektual nuk e ngritë qështjen e popullit të tijë në piedestal, ai nuk është intelektual dhe është turp ti thuash intelektual”.
Profesor Ruzhdiu shumë punoi e veproi për pavarsinë e Kosovës por nuk e përjetoi, vdekja e pamëshirmshme e ndau nga jeta në moshën 49 vjeqare me 4 prill 2005, atëherë kur kishim nevojë më së shumti për të për edukimin e brezave të rinjë, ai nuk është vetëm fizikisht sepse ai në mendjen tonë është i pavdekshëm.
Ne kemi humbur një familjar, një intelektual, një vizionar, kemi humbur një profesor e politikan, ne kemi dhimbje por kemi krenari pasi profesor Ruzhdiu pas vete la një familje intelektualësh të cilët janë shembull aty ku jetojnë e veprojnë.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte atdhetar i devotshëm, kishte një dashuri të madhe për Shkollën Shqipe e për nxënësit e tij, ishte familjar i papërsëritshëm e shok i mirë me të gjithë ata që punoi.
Gjilani e Kosova do të kujton vazhdimisht, jemi të nderuar që qyteti i Gjilanit e shteti Kosovës në mesin e saj ka pasur një njeri qfare ishte Ruzhdi Ismajli.
Lavdi jetës e veprës së Profesor Ruzhdi Ismajli, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

You Might Also Like