KF Vllaznia nga Pozharani ka njoftuar që zyrtarisht me kryetrajnerin e deridjeshëm Sallah Sherifi nuk kanë arritur bashkëpunim për vazhdimin e marrëveshjes.
Tekniku Sallah Sherifi tanimë nuk është pjesë e KF Vllaznia.
KF Vllaznia e ka falënderuar Sallah Sherifin për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë në periudhën që shërbeu në KF Vllaznia. Së bashku me Sherifin kryesia i arriti ambiciet që kishte këtë sezone.
Sallah Sherifi ka falënderuar tifozët dhe kryesinë e klubit për bashkëpunimin e deritashëm. Ai ka falënderuar kryetarin e klubit Halit Alidema dhe i ka uruar klubit suksese në të ardhmen. Aziz Zuka.