Pas dorëheqjes së Gentjan Mezanit, rolin e kryetrajnerit do t’a marr Sallah Sherifi, drejtor i klubit, i cili do t’a udhëheq Gjilanin në ndeshjet në vijim.
Mezani ka dhënë dorëheqje këtë të hënë, pas humbjes ndaj Dritës në minutën e fundit, kur ekipi i tij pranoi dy gola në minutën e fundit.
Sallah Sherifi edhe më herët kishte udhëhequr SC Gjilanin, kurse sukses të madh kishte arritur sidomos me Vllazninë e Pozharanit, kur kishte bërë historinë duke e inkuadruar këtë ekip në Superligën e Kosovës.