Sport Club Gjilani, njofton se për shkak të virusit Covid-19, i cili ka prekur gjithë botën, nga sot skuadra e Gjilanit suspendon gjitha aktivitetet e shkollave të futbollit me përjashtim të gjeneratave U-17 dhe U-19 të cilat e vazhdojn punën në ambient të hapur.
Vendimi vie si pasojë e masave të marrura nga Qeveria dhe nga Federata, si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit nga virusi famëkeq.
SC Gjilani
Gjilan, 12 Mars