Futboll

SC Gjilani bëhet për ndeshjen ndaj Dukagjinit

Ekipi ka zbritur në fushën stërvitore në paraditen e së dielës për të mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Dukagjinit.

Në një ambient të ngrohtë dhe pozitiv skuadra ka performuar gjatë këtyre ditëve dhe e fokusuar për përballjen e xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Sabit Bilali ka stërvitur në normalitet pas lëndimit të pësuar në duelin e fundit kampional ndaj Ballkanit, ndërkohë që Robert Rrahmani dhe Oltion Bilalli kanë tejkaluar gjendjen gripoze.

Për këtë ballafaqim gati pritet të jetë edhe Shqiprim Taipi, i cili për shkak të pezullimit mungoi në sfidën e fundit kampionale ndaj Ballkanit në mesjavë.

  

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit zhvillohet të hënën më 21 prill me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like