Futboll

SC Gjilani bënë hapin e fundit para sfidës me Feronikeli ’74

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj Feronikeli ’74, i vlefshëm për xhiron e 32-të në Albi Mall Superligë.

Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik në seaancën e fundit stërvitore, duke përfshirë edhe Oltion Bilallin, sulmuesin e krahut, i cili ka qenë në tretman e sipër pas lëndimit në duelin e fundit ndaj Suharekës.

Për këtë duel mungesa e vetme pritet të jetë mbrojtësi i krahut të majtë Yll Ibrahimi, i cili do të pushoj për këtë takim për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë (4).

Në mëngjesin e së enjtes ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit, para nisjes drejt Drenasit për tu ballafaquar me Niklin.

     

Dueli ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilanit do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 15:00.

You Might Also Like